A do ta humbë bastionin LDK-ja në Istog ?

spot_img

Lidhja Demokratike e Kosovës rrezikon ta humbë bastionin në të cilin kishte qeverisur mbi 20 vjet, Istogun.

Kjo pasi, Kryetari i tanishëm, Haki Rugova, po pret vendimin nga Gjykata e Apelit, lidhur me dënimin e shqiptuar ditë më parë ndaj tij. Ai akuzohej se në cilësinë e kryetarit të Komunës së Istogut ka nënshkruar kontratë me kompaninë e vëllait të tij, në vlerë rreth 289 mijë euro, për të cilën Gjykata e ka dënuar atë me një vit burgim.

Rugova nuk ka pranuar të flasë lidhur me këtë çështje, duke thënë se është duke e pritur vendimin e Apelit. Por kjo mund të jetë arsyeja që Rugova të mos mund të kandidojë për kryetar të Istogut, në këto zgjedhje lokale.

Si emra të përfolur, për kryetar nga LDK-ja janë edhe Shkëmb Manaj dhe Imer Hakaj. Ndonëse, subjektet politike ende nuk i kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre për Istogun, brenda degëve kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale.

“Dega e partisë Demokratike në Istog është në përgatitje e sipër për zgjedhje lokale, ne kemi mbajtur si degë tani kemi pasur takim edhe me këshill drejtues të degës,”– U shpreh Lulzim Shoshi nga PDK në Istog.

E vetmja parti e cila tashmë ka kandidat zyrtar për të marrë drejtimin e Istogut, është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Nga kjo parti, kandidat do të jetë deputeti, Bekë Berisha.

Ai tha se si AAK janë duke punuar për planin qeverisës për Istogun.

“Jemi duke punuar në program i cili do të jetë i bazuar në avancimin e bujqesisë, blegtorisë dhe turizmit, po ashtu edhe nevojat që janë në infrastrukturë që ka mjat,” – u shpreh Berisha. /ATVLIVE

Për më shumë ndiqni videon më poshtë: 

 

DUHET TË LEXONI

spot_img