7 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

spot_img

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 7 viktima dhe 10 raste të reja me COVID-19.

Me këtë numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 5.455 ndërsa numri i rasteve në 155.417.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 332 pacientë të shëruar nga COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.292.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë Veriore është 670.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 2.825 teste për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 814.518 teste në vend. /ATVLIVE/

DUHET TË LEXONI

spot_img