6 të vdekur dhe 19 raste të reja me COVID-19, në Maqedoni

spot_img

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 6 raste të vdekjeve si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 19 raste të reja me coronavirus nga 2,456 teste.

Ndërkaq, brenda 24 orëve janë shëruar 26 pacientë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 147,301.

Ndër të tjera, deri më tani, në vend janë bërë gjithsej 804,728 testime të Covid-19.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga COVID-19 në vend që nga fillimi i epidemisë shkon në 155,364, numri i pacientëve të vdekurit është 5,435, ndërsa numri i rasteve aktive është 1,057./ATVLIVE

DUHET TË LEXONI

spot_img