5 të vdekur dhe 28 raste të reja me COVID-19, në Maqedoni

spot_img

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 raste të vdekjeve si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 28 raste të reja me coronavirus nga 2,619 teste.

Rastet e reja janë: Shkup 16 raste, Kumanovë 9 raste, Tetovë 2 raste dhe një rast në Prilep.

Brenda 24 orëve janë shëruar 23 pacientë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 149,551.

Ndër të tjera, deri më tani, në vend janë bërë gjithsej 821,365 testime të Covid-19.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga COVID-19 në vend që nga fillimi i epidemisë shkon në 155,469, numri i pacientëve të vdekurit është 5,467, ndërsa numri i rasteve aktive është 451./ATVLIVE

DUHET TË LEXONI

spot_img