​Publikohet raporti për dialogun gjatë qeverisjes së Hotit

spot_img

Është publikuar raporti i koordinatorit shtetëror të datës 30 dhjetor të vitit 2020 për rrjedhjen e dialogut Kosovë-Serbi që nga rinisja e deri në fund të vitit.

Ky raport ishte përpunuar nga ish-koordinatori shtetëror për dialog, Skënder Hyseni dhe ish-kryeministri, Avdullah Hoti.

Në raportin që publikoi zyra e kryeministrit janë përfshirë detajet nga takimi në Shtëpinë e Bardhë, shkuajne në Shtete e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe zhvillimet para takimin në Uashington pas aktakuzave të ish-liderëve të UÇK-së. Po ashtu përmendet që pas përfundimit të takimit dhe marrëveshjeve të arritura në ShBA, Hoti i shoqëruar nga koordinatori Hyseni në ambasadën e Kosovës në Bruksel kishin përsëritur në një takim të përbashkët të Zëvendësndihmës të sekretarit Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer dhe i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

Kurse një ditë pas këtij takimi, pra me 7 shtator ishte zhvilluar edhe takimi i dytë Hoti-Vuçiq në prani të Josep Borrel e ku ishin dakorduar për tekstin e tre elementëve të marrëveshjes, Marrëdhëniet Ekonomitë, të pagjeturit, dhe të zhvendosurit me anekset përkatëse.

Tutje në raport tregohet për takimet që pati ish-koordinatori Hyseni më përfaqësues të ambasadave të huaja në Kosovë.

Sipas raportit të publikuar, thuhet se për takimin që ishte thirrur më 17 shtator në Bruksel, Hoti e Hyseni i kishin kërkuar Lajçakut që asociacioni të mos futej në agjendë derisa të merrej pëlqimi i liderëve në Prishtinë. Po ashtu përmendet edhe takimi i Hysenit që kishte në Londër dhe për gjitha takimet që kishte zhvilluar gjatë vizitës së tij atje dhe pas kthimit të tij në Kosovë.

Në fund të raportit thuhet se Kosova ka hyrë në këtë proces seriozisht dhe do ta ruaj seriozitetin e angazhimit në frymë konstruktive, me insistimin eksplicit tek ndërmjetësi i dialogut për të përmbyllur marrëveshjen e përgjithshme vetëm me njohje reciproke, duke respektuar plotësisht rendin kushtetues të Kosovës.

“duhet theksuar qartë se Kosova nuk ka marrë, dhe nuk do të merr asnjë zotim të veçantë, pa pranuar Serbia njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, në kufijtë ekzistues dhe me këtë rend kushtetues”, thuhet në paragrafin e fundit të raportit.

LEXOJENI KËTU RAPORTIN E PLOTË:

https://kryeministri-ks.net/wp-content/uploads/2021/06/Raport-i-kordinatorit-shteteror-i-dates-30-dhjetor-2020-2.pdf

DUHET TË LEXONI

spot_img