4.8 C
Pristina
Friday

​Krasniqi takon Metën: PDK do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri

Përmes një postimi në "Facebook", Krasniqi u shpreh se në këtë takim vëllazëror, me presidentin Meta diskutuan për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për rrugën e përbashkët drejt integrimit evropian.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Përmes një postimi në “Facebook”, Krasniqi u shpreh se në këtë takim vëllazëror, me presidentin Meta diskutuan për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për rrugën e përbashkët drejt integrimit evropian.

“Presidenti Meta na uroi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për rezultatin e PDK-së në zgjedhjet komunale. PDK e vlerëson si tepër të rëndësishëm e pa alternativë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe si parti lidere e opozitës do të jap kontributin e saj në çdo formë e në çdo proces që ka këtë synim”, shkruan Krasniqi.

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img