12.7 C
Pristina
Friday

​Haradinaj: Përpjekjeve tona për paqe i është dhënë vëmendje e duhur nga SHBA e BE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përshëndetur qëndrimin e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përshëndetur qëndrimin e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se përpjekjet e Kosovës për paqe janë në vëmendjen e SHBA-së dhe të BE-së.

“Mirëpresim qëndrimin e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën. Përpjekjeve tona për paqe i është dhënë vëmendje e duhur. Shumë sakrifica janë bërë dhe shumë kohë është harxhuar për të arritur paqen. Tani, të dyja palët duhet të marrin përgjegjësitë. SHBA është garantuese dhe ne nuk duhet të hezitojmë”, shkruan Haradinaj.

Ndryshe, pas takimit të fundit midis shefit të diplomacisë së BE-së Josep Borrell dhe sekretarit të Shtetit Antony Blinken javën e kaluar në Uashington, BE dhe SHBA u dakorduan të forcojnë më tej angazhimin e tyre të përbashkët në Ballkanin Perëndimor në mbështetje të përparimit të rajonit në rrugën e tij evropiane.

Duke iu referuar tensioneve të fundit në veri, BE dhe SHBA thanë se dhuna ndaj civilëve, gazetarëve, policisë dhe autoriteteve të tjera në veri është e papranueshme.

“Theksojmë rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE, i cili është mekanizmi kryesor për të adresuar normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Pas javëve të fundit të tensionit në veri të Kosovës, ne inkurajojmë të dyja palët që të angazhohen në de-përshkallëzim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm dhe të shmangin veprimet që kërcënojnë stabilitetin. Ne mirëpresim dhe mbështesim angazhimin e Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe ritheksojmë se dhuna kundër civilëve, gazetarëve, policisë ose autoriteteve të tjera është e papranueshme”, thuhet në deklaratë.

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img