14.3 C
Pristina
Monday

​Dorëhiqen tre anëtarë ndërkombëtarë të KSHC-së

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka bërë të ditur se tre anëtarë ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), kanë dhënë dorëheqje nga detyra si pasojë e mospajtimit për deklarimin publik të pasurisë së tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në një postim në Facebook thuhet se dorëheqja e tyre ka ndodhur pas mbledhjes së sotme, në të cilën u shqyrtuan raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit në nivel institucional dhe të programeve.

KShC ka marrë vendim për të gjitha raportet e ekspertëve ndërkombëtarë dhe në këtë mënyrë është krijuar mundësia për hapjen e konkurseve për pranimin e studentëve në vitin e ri akademik 2021/2022 në të gjitha institucionet dhe programet e akredituara në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, KShC ka shqyrtuar dhe ka marrë vendim për të gjitha ankesat dhe kërkesat e paraqitura në këtë institucion.

Gjatë kësaj jave në ueb faqen e Agjencisë së Kosovës për Akreditim do të publikohet vendimet e KShC-së dhe raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img