Kush janë top 5 recensentët shkencorë në Kosovë, sipas Web of Science?

Edhe pse Kosova nuk ka ende asnjë revistë të indeksuar në platformat prestigjioze Scopus dhe Web of Science, megjithatë studiuesit kosovarë bëjnë vlerësime të artikujve shkencorë në revistat elitare në botë.

Deri më tani Ministria e Arsimit ka dështuar të bëjë ndonjë hap mbështetës në këtë drejtim. Kohë më parë ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, deklaroi se Scopus ka njohur Kosovën, por nuk shkoi as dy javë dhe Scopus riktheu Kosovën nën Serbi.

Në anën tjetër, platforma tjetër, Web of Science (e njohur më parë si Thomson Reuters), pronare e të cilës tani është kompania britaniko-amerikane Clarivate, e njeh Kosovën për vendin e prejardhjes së autorëve që publikojnë në në revistat e ineksuara nga këto platforma.

Sipas Web of Science, studiuesit kosovarë nuk kanë më shumë se 100 vlerësime shkencore (peer review), ndërsa kolegët e tyre nga vende të tjera, madje edhe nga vendet fqinje, kanë nga disa qindra e madje edhe me mijëra kolegët e tyre evropianë.

Por, kush janë vlerësuesit kryesorë nga universitetet e Kosovës që bëjnë vlerësime të artikujve shkencorë të revistave në këto platforma?

Sipas Web of Science, vlerësuesi apo recenzenti i parë në Kosovë është Dr. Hasan Saliu nga Kolegji AAB, i cili ka 91 recensione të verifikuara nga Web of Science. Pas tij vjen Armond Daci nga Fakulteti i Mjekësisë i UP-së, me 87 recensione, i pasuar nga Arbnor Pajaziti nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, me 68 recensione të verifikuara.

5 recensentët shkencorë në Kosovë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA