15.5 C
Republic of Kosovo
Friday, March 31, 2023

Kurti për vizitë në Stamboll, takohet me Erdoganin

Në agjendë do të jenë edhe pikëpamjet për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, në veçanti për Ballkanin.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për bisedime për çështje të ndryshme, raporton Anadolu.

Në takimin e mbajtur në Pallatin Vahdettin në Stamboll, Erdoğan dhe Kurti do të shqyrtojnë aspekte të ndryshme të marrëdhënieve midis Turqisë dhe Kosovës dhe hapat e mundshëm që do të rrisin më tej bashkëpunimin dypalësh.

Në agjendë do të jenë edhe pikëpamjet për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, në veçanti për Ballkanin.

Më pas, Erdoğan dhe Kurti do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Turqia e njohu pavarësinë e Kosovës më 18 shkurt 2008, një ditë pas shpalljes së saj.

Ballkani është një prioritet për Türkiye-n, jo vetëm për arsye politike, ekonomike dhe gjeografike, por edhe për lidhjet historike, kulturore dhe njerëzore me rajonin.

publikuar së fundi
LAJME TË TJERA