15.5 C
Republic of Kosovo
Friday, March 31, 2023

Kurti: Kemi arritur pajtim publik për marrëveshjen, pala tjetër po i ikë nënshkrimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha para gazetarëve në Ohër se është arritur pajtim arritur pajtim publik për një aneks i cili do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë, transmeton atvlive.tv.

Ai tha se me gjithë pajtimin për marrëveshje, pala tjetër sikurse në Bruksel me 27 shkurt, po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes, tash edhe me aneks.

“I takon BE-së që të gjejë mekanizmin për ta bërë statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme. Sa për aneksin e zbatimit, ai do të publikohet në uebfaqen e BE-së dhe aty do ta lexoni dhe ta kuptoni edhe çka ka, edhe çka s’ka”, tha Kurti. /atvlive.tv

publikuar së fundi
LAJME TË TJERA