-7.4 C
Pristina
Tuesday

Sot nata finale e Festivalit të Filmit “Art Without Limit”

Festivali i filmit “Art Without Limit” përmes ceremonisë përmbyllëse do të bëjë sot edhe ndarjen e çmimeve.

Përmes një njoftimi, “Art Without Limit” ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të bëjnë edhe mbylljen e festivalit, i cili ka për qëllim që përmes filmave që kanë temë personat me aftësi të veçanta.

Njoftimi i plotë:

Ne besojmë në barazi në mes njerëzve. Ne njohim, pranojmë, çmojmë, festojmë dhe mbështesim dallimet. Ne qëndruam në solidaritet me njëri-tjetrin në edicionin tonë të parë  gjatë vitit të kaluar. Ishte kohë reflektimi, mirësie dhe kujdesi më shumë se gjithçka tjetër. Këtë vit fuqia jonë krijuese është thirrur në veprim për të luftuar padrejtësitë dhe paragjykimet të cilat bëhen ndaj personave me aftësi të kufizuar .

Artistë/e dhe aktivistë/e nga komunitetet lokale dhe ndërkombëtare do të mblidhen për të promovuar, frymëzuar dhe sfiduar në çdo mënyrë të mundshme realitetet aktuale . Nga shfaqja e filmave,  hapja e ekspozitës,performanca muzikore, diskutimet dhe konferencat, deri tek ndarja e cmimeve per filmat më të mirë,. Ne synojmë të mobilizohemi për ta ndryshuar qasjen ndaj aftësisë së kufizuar , si mënyra e vetme për të arritur barazinë politike, ekonomike, kulturore, personale dhe shoqërore.

3 dhjetori shënon ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të veçanta.

 

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img