17.1 C
Pristina
Wednesday

Promovohet romani “Rrushja” i autorit Jusuf Buxhovi

Në ambientet e librarisë “Dukagjini” në Prishtinë u bë promovimi i romanin “Rrushja”, botuar këto ditë nga “Faik Konica” dhe “Jalifat Publishing” i Houstonit, promovim ky që autori ia kushtoi Ramadan Musliut, mikut, redaktorit të shumë nga veprat e tij, përndryshe poet dhe eseist ndër më të njohurit e letrave shqipe, që vdiq para një viti.

Në ambientet e librarisë “Dukagjini” në Prishtinë u bë promovimi i romanin “Rrushja”, botuar këto ditë nga “Faik Konica” dhe “Jalifat Publishing” i Houstonit, promovim ky që autori ia kushtoi Ramadan Musliut, mikut, redaktorit të shumë nga veprat e tij, përndryshe poet dhe eseist ndër më të njohurit e letrave shqipe, që vdiq para një viti.

Redaktori dhe botuesi i librit Nazmi Rrahmani, theksoi se ky libër është vepra e parë në letërsinë tonë, në të cilën, në një mënyrë komplekse, trajtohet dhunimi i femrave shqiptare gjatë luftës së fundit nga forcat paramilitare serbe në përputhje me strategjinë e njohur të Beogradit që gjenocidi ndaj shqiptarëve të përcillet edhe me formën më të rëndë, që krahas kodit moral, për qëllim kanë edhe prekjen e kodit gjenetik të një popullate.

Kjo praktikë është përdorur në Bosnje dhe Hercegovinë për vite të tëra, ndërsa në Kosovë, ka kulmua gjatë fushatës ushtarake të NATO-s nga marsi deri në qershor të vitit 1999.

Sipas Rrahmanit, autori ka kombinaur faktet me imagjinatën që ta pasqyrojë dimensionin morbid të kësaj tragjedie. Kjo arrihet nëpërmes dramës së një dhunuesi të penduar, i cili bie në dorë të forcave ndërkombëtare dhe prej andej dërgohet në një klinikë psikiatrike në Suedi, ku edhe zë filli një ditar, mbi të cilin autori e mbështet rrëfimin. Dhunuesi i penduar, pos tjerash tregon se i gjithë veprimi i njësitit përdhunues nën kodin “Simonida” është bekuar dhe mbikëqyrur nga një prift otodoks.

Kjo duhet të jetë edhe arsyeja pse dhunuesit të penduar i humbin gjurmët në Suedi si dhe një mjeku, që ka pasë njohuri për ditarin e dhunusit, pjesë të të cilit, megjithatë, përhapen në opinion. Rrahmani, vlerëson se kjo vepër si e tillë, ia del që të kthehet në një dëshmi letrare të njërit ndër aktet më barbare që përdori regjimi i Millosheviqit ndaj shqiptarëve. Sipas Rrahmanit, në këtë vepër, drama e dhunimeve përcillet edhe me pasqyrimin e dramave të tjera paralele, që në çdo luftë, sado e drejtë të jetë, janë të pashmangshme.

Në këtë aspekt, Zeka i Zi, shfaqet prototipi i përfitueseve të shumtë të luftës, që si i tillë është edhe shkaktarë i faktekqësisë së Rrushës, ndonëse në kohë paqeje, kremtohet “hero”!

Duke u ndërlidhur me ato që tha botuesi Rrahmani, autori bëri të ditur se romani “Rrushja”, pas “Dosjes B” dhe “Monës”, përmbyll “Trilogjinë e luftës”. Trilogjia do të botohet së shpejti si tërësi, në mënyrë që të pasqyrohet e tragjika e luftës me dramat e saj tepër të rënda, që e përcollën atë.

REKLAMËspot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img