4.8 C
Pristina
Friday

MKRS ndanë 3.4 milionë euro për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Janjevës

3.4 milionë euro për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin ekonomik të Janjevës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë 3.4 milionë euro për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin ekonomik të Janjevës.

Ministri i MKRS, Hajrulla Çeku përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka shkruar se kjo ndihmë i kontribuon forcimit të ndjenjës së përkatësisë dhe identitetit tonë.

Ky është njoftimi nga ministri Çeku:

3.4 milionë euro për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin ekonomik të Janjevës.

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore si vlerë e përbashkët e cila i kontribon forcimit të ndjenjës së përkatësisë dhe identitetit tonë, duhet të trajtohet si proces kompleks, i cili fillon me mbrojtje ligjore, vlerësim profesional dhe ndërhyrje fizike. Ky proces kompleks vazhdon me ngritje të kapaciteteve njerëzore, dhe me ngritje të vetëdijes për rëndësinë dhe rolin e trashëgimisë, e deri te mekanizmat e menaxhimit efikas që do të sigurojnë ringjalljen socio-ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm lokal.

Në këtë drejtim, jam i lumtur që sot kemi vendosur hapin drejt zbatimit të projektit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Janjevës. Ky projekt ka mbështetje financiare në vlerë prej 3.4 milionë euro, ku nga këto 1.4 milionë euro ndahen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe 2 milionë euro nga fondet IPA 2020 të Bashkimit Europian. Zbatimi i projektit është planifikuar për vitet 2021-2024, dhe bëhet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.

Në kuadër të këtij projekti përfshihen tri komponenta kryesore, ajo e integrimit të trashëgimisë kulturore në planifikim hapësinor, mbrojtja e trashëgimisë kulturore përmes restaurimit, zhvillimi ekonomik përmes promovimit të turizmit të qëndrueshëm. Gjatë këtij projekti parashihen hartimi i strategjisë për zhvillim të kulturës dhe turizmit rural, hartimi i planeve të menaxhimit për qendrën historike të Janjëvës, dhe shtëpinë muze të At Shtjefën Gjeqovit, restaurimi i 13 shtëpive të vjetra, zhvillimi i kapaciteteve njerëzore të komunitetit lokal për zhvillim të qëndrueshëm, dhe promovimi i ofertave kulturore dhe natyrore që i ofron Janjeva, për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit kulturor.

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img