9.4 C
Pristina
Sunday

Me 1 Dhjetor nis edicioni i dytë i “Art Without Limit International Film Festival 2021”

Më 1 dhjetor në ora 18:00 bëhet hapja zyrtare e Festivalit në Kino Armata në Prishtinë me premierën vendore të dokumentarit të shkurtër “Light Sparks”.

Më 2 dhjetor do të shfaqen filmat konkurrues në Kino Armata në Prishtinë, ndërsa më 3 dhjetor, në orën 18:00, do të bëhet ceremonia e ndarjes së çmimeve në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Juria kryesore e festivalit përbëhet nga aktorja Yllka Gashi, presidente e jurisë, Cristiano Palozzi – drejtor i Genova Film Festival, Itali, Agron Domi – Drejtor i Tirana International Film Festival (I kualifikuar në Academy Awards), Donna Russo – Aktore dhe balerinë (person me aftësi të kufizuar) nga Amerika, Rolf Killius – regjisor, producent dhe muzikant nga Anglia Lou Figueroa – aktor, dhe aktivist për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar nga Amerika.

Në natën finale të festivalit që përfundon me 3 Dhjetor, do të ndahen 12 ҫmime: për filmin më të mirë artistik, dokumentar, animacion, skenarin, regjinë, kamerën më të mirë, storien më të mirë e cila tregon fuqizimin e gruas, storja më e mirë në film, storja më e mirë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, çmimi special, çmimi i publikut dhe çmimi Art Without Limit (Arti pa limit).

Data 3 Dhjetor po ashtu shënohet si Ditë Ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuar.

 

spot_imgspot_img

LAJME TË TJERA

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA