14.3 C
Pristina
Monday

Ka filluar edicioni i ri i festivalit ReMusica, këtu mund ta ndiqni LIVE

Ka filluar edicioni i 20-të i festivalit ReMusica, i cili njëherësh shënon edhe 20-vjetorin e tij, duke hedhur një vështrim në arritjet e deritashme, si themel i vlefshëm i asaj që do të pasojë nga arritjet e jashtëzakonshme të tyre.

Festivali ka nisur në orën 20:00, gjersa hapjen në piano e nisin Elbenita Kajtazi dhe Camille Lemonnier.

Pikërisht me sopranon tashmë me famë botërore, Elbenita Kajtazi e ndjekur nga Camille Lemonnier në piano, nisi edicioni jubilar i Festivalit ReMusica.

Ani pse edicioni i sivjetmë ishte menduar deri në detajin e fundit që të realizohej me publik, për shkak të shpresës që u rikthye pas vaksinës anti-COVID, kjo ngjarje dhe ky përvjetor e pati fatin e vitit pandemik, 2020. Megjithatë një program plot kualitet e emra të njohur edicioni i 20-të është një hibrid apo festivalesk.

Një mori aktivitetesh do të mbahen me prezencë fizike siç janë punëtoritë, ligjëratat, kurse pjesa tjetër e koncerteve, në të cilin prezantohen emra të shquar si Elbenita Kajtazi, soprano, Camille Lemonnier, piano; Asasello String Quartet nga Gjermania, artistët e shquar nga Franca Pierre dhe Theo Fouchenneret; Holger Maik Mertin, Merita Rexha Tërshana,piano; Ilir Bajri, kompozitor; artistet tona kosovare sopranoja Kaltrina Miftari dhe Tringa Sadiku në kitarë do të vijnë në skenën e ReMusicas në formë digjitale.

Ora 20:00 ka shënuar edhe fillimin e këtij festivali që ndryshoi rrënjësisht muzikën klasike në shtetin më të ri në botë, i cili edhe lindi me pavarësinë e Kosovës, me një qëllim promovimin e skenës sonë klasike, por në të njëjtën kohë edhe të ishte si urë lidhëse me botën. Një mision tashmë i përmbushur që për dy dekada radhazi, arriti ta bëjë Prishtinën, si kryeqendër të muzikës klasike./ATV/

Sonte koncertin mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img