-5.4 C
Pristina
Tuesday

Gruaja me mbulesë thyen paragjykimet, kampione në garat me makinë

Vozitjen e makinës e mësoi që në moshën 9 vjeçare, tash e dy vite Brunlinda Gjura merret me garat e makinave duke rrëmbyer kështu dhe disa çmime të rëndësishme.

Ajo tregon se vazhdimisht ka punuar për të thyer paragjykimet karshi femrave me mbulesë.

Pasionin për ngasjen e makinave dhe adrenalinën për shpejtësi e ka pasur qysh në moshë të re, një nga gratë e pakta me mbulesë e cila merr pjesë në garat e Kosovës/ATVLIVE.

Ajo vjen nga Shqipëria, por është martuar në Kosovë në qytetin e Kaçanikut, ajo tregoj se paragjykimet nuk e kanë shqetësuar asnjëherë.

Kam 22 vite që vozis makinën. Paragjykimet nuk më kanë shqetësuar kam pasur besim në vete, u shprehë ajo. 

Po ashtu ajo ka treguar se si i ka mirëpritur komentet nga ana e qytetarëve, por edhe komentin e famshëm të hoxhë Shefqet Krasniqi për femrat.

Tani ajo është shndërruar në një nga konkurrentet më të forta të garave, duke fituar çmime e duke u shpallur edhe kampione.

Qëllim i saj është vërtetimi i vlerave të femrës së fuqishme dhe të pavarura, për t’i rrëzuar paragjykimet dhe stereotipit karshi femrave me mbulesë në timon /ATVLIVE/

Ndiqeni storjen në vazhdim:

 

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img