15.4 C
Pristina
Friday

Aktorja Yllka Gashi befason Fahrije Hotin me një videomesazh nga Amerika

Për herë të parë ajo luajti në një film të metrazhit të gjatë. Aktores së njohur kosovare, Yllka Gashi iu besua roli kryesor në filmin e Blerta Bashollit “Zgjoi”, i cili është propozim i Kosovës për çmimet OSCARS.

Filmi bazohet mbi historinë e vërtetë të Fahrije Hotit, gruas nga Krusha e Madhe, e cila e ka të zhdukur burrin e saj në Masakrën e Krushës së Madhe, dhe e cila për ta mbajtur familjen dhe dy fëmijët e saj, i duhet të punojë, por që ajo përballet me paragjykimet.

Aktorja kosovare përmes një videomesazhi nga Amerika e ka befasuar Fahrije Hotin, ku kjo e fundit ishte mysafire në emisionin E Diela Vlen me Vlera Jusufin në ATV.

“Është e pamundur mos me më gufu gjoksi prej dashnisë, respektit e admirimit që kam për këtë gru. Zonja Fahrije Hoti është sinonim i forcës, i vetmohimit, është inspirim. Ndjehem me fat që e njoh dhe që kam pas fatin me portretizu figurën e saj në film”, ka thënë aktorja.

Ky videomesazh e ka emocionuar Fahrije Hotin.

Për më shumë video:

 

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img