18.7 C
Pristina
Friday

Adrian Berisha thotë se Prishtina ka shënuar progres në kulturë

Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha në emisionin ‘’Libero me Resul Sinanin’’ ka folur rreth qeverisë lokale si katalizator në aktivitetet kulturore.

Berisha tregoi se ka përcjellë katër programet e kandidatëve për kryetar të Komunës së Prishtinës.

‘’Kam parë që kultura është duke u cilësuar, jo më terciare, por nuk mund të them se është edhe primare në këtë rast. Nëse i pyet qytetarët e kryeqytetit se cili është problemi kryesor sot, ata do të thonë se problemi kryesor janë parkingjet’’, tha ai.

Sidoqoftë, ai krahasoi Komunën e Prishtinës gjatë vitit 2013-të me këtë vit që sipas tij ka një progres të jashtëzakonshëm në fushën e kulturës.

Aktivitetet në Prishtinë i kemi pasur ‘’Akull në verë’’, kemi pasur koncertin e grupit ‘’Gjurmët’’, koncertin e këngëtares Elina Duni, koncerte në bashkëpunim me filarmoninë e Kosovës….’’ shtoi Berisha.

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img