Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthim ishte i fuqishëm, dëmtimet janë shumë të mëdha

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku si pasojë është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Kjo është konfirmuar nga kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

“Nuk ka dëme në njerëz. Në një shtëpi ka dëme materiale. Është dëmtuar kanali i Ibër Lepencit i cili e përcjell ujin në dy zonat nga komunat Mitrovicë e deri te Obiliqi atje”, ka thënë Zeqiri në Kanal 10.

Zeqiri ka theksuar se shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

“Është bo një shpërthim bukur i fortë dhe dëmtimet janë shumë të mëdha”, ka thënë Zeqiri.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA