-5.4 C
Pristina
Tuesday

Kryeministri Kurti priti në takim Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi.

Presidenti i KOK-ut e falënderoi Kryeministrin Kurti për mirëpritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme që po i jep sportit në vend dhe njëkohësisht prezantoi punën dhe objektivat e Komitetit Olimpik të Kosovës për zhvillimin e sportit në vend.

Veçanërisht u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit drejt zhvillimit të sportit elitar, sportit për të gjithë, shkollor dhe universitar.

Kryeministri Kurti, tregoi gatishmërinë e tij për përkrahjen e sportit si fushë me interes dhe prioritet shtetëror.

Sporti përveç që fuqizon imazhin pozitiv të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duhet të bëhet kulturë në vendin tonë, tha ai.

U diskutua edhe për infrastrukturën sportive si komponentë tejet e rëndësishme për masovizimin dhe rezultatet sportive.

Në takim ishin të pranishëm edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani si dhe Sekretari i Përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti./ATVLIVE/

 

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img