KQZ-ja publikon rezultatet e 19 nga 43 vendvotimet e përfaqësive diplomatike, numërimi vazhdon sot

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi në përfaqësi diplomatike.

Sipas të dhënave të përditësuar në orën 23:48 në faqen e KQZ-së, janë numëruar 49.19% e kutive.

Nga këto numërime Lëvizja Vetëvendosje ka marr 81.89%, LDK-ja, 7.21, PDK-ja 5.75%, AAK-Nisma, 1.54% dhe Koalicioni për Familjen ka marr 1.07%.

Më 8 shkurt 2025 është votuar në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime dhe sipas të dhënave nga 20,324 votues të regjistruar kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352 shtetas të Kosovës që gjatë regjistrimit kishin përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

 “Procesi i numërimit është transparent dhe vëzhguesit e akredituar janë njoftuar me kohë. Pas përfundimit të numërimit të ndonjë vendvotimi, brenda një kohe të shpejtë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas përfaqësive diplomatike, do të shfaqen në platformën http://rezultatet2025.net”, ka theksuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka thënë se procesi i votimit më 8 shkurt është organizuar në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 19 shtete të ndryshme.

Ai ka bërë të ditur se pas përfundimit të numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike, planifikohet që të fillojnë me numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA