Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do të dështojnë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas shpërthimit të mbrëmshëm që ndodhi në fshatin Varagë të Zubin Potokut, konkretisht në kanalin e Ibër-Lepencit.

Konjufca përmes një shkrimi në Facebook, tha se tentativat për të shkaktuar dëm në Republikën e Kosovës me sulme në infrastrukturë kritike nga bandat e dirigjuara terroriste, do të dështojnë dhe institucionet tona do të sigurohen për këtë.

“Dua t’i falënderoj organet kompetente për punën e tyre në lidhje me sigurinë, menaxhimin e dëmit dhe punën e nevojshme të sanimit, si dhe partnerët tanë, ShBA dhe Bashkimin Evropian që kanë dalë në mbështetje të Republikës së Kosovës duke ofruar edhe ndihmën e tyre”, u shpreh ai.

I pari i Kuvendit të Kosovës theksoi se këto akte të armiqve të Kosovës janë kundër saj dhe popullit të saj.

“Duke sulmuar infrastrukturë kritike, ata kërkojnë të shpërndajnë panik dhe pasiguri. Ne do t’i përgjigjemi së bashku, teksa kemi qetësi e siguri të plotë, ndërsa ata do të përgjigjen për aktet e tyre terroriste”, tha ndër të tjera Konjufca.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA