13.7 C
Pristina
E mërkurë, 24 Prill, 2024

​Këshilli për Sport: Pamë me kujdes atë që ndodhi dje në ndeshjet e Superligës

Edhe Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive ka dal me komunikatë zyrtare në lidhje me zhvillimet e së dielës në futbollin kosovar, përkatësisht në dy ndeshjet e xhiros së fundit të Superligës së Kosovës në futboll, Trepça ’89-Prishtina dhe Ferizaj Dukagjini.

Për këto dy ndeshje u ngritën dyshime të mëdha për kurdisje të rezultateve nga opinioni sportdashës në Kosovë, sidomos pa mënyrës se si u shënua goli i dytë dhe i fitores nga Ferizaj kundër Dukagjinit, raporton KosovaPress.

Ministria e Sportit tashmë ka konfirmuar se këto dy ndeshje janë dërguar në prokurori për hetim të mëtutjeshëm, ndërsa një gjë të tillë e ka konfirmuar tashmë edhe Këhsilli për Sport cili përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se kanë përcjellë me kujdes zhvillimet e djeshme në futbollin kosovar.

“Këshilli për Sport me vëmendje të shtuar e ka përcjellë zhvillimin e ndeshjeve të xhiros së fundit të Kampionatit të Kosovës në Futboll, duke përfshirë edhe reagimet e shumta të opinionit sportiv në relacion me dyshimet për kurdisjen eventuale të rezultatit të dy ndeshjeve të Superligës së futbollit të zhvilluara ndërmjet KF Ferizaj – KF Dukagjini dhe KF Trepça 89 – KF Prishtina.”, thuhet në fillim të komunikatës së tyre.

Ata më tej kanë bërë të ditur se kjo çështje është janë adresuar menjëherë tek prokuroritë kompetente për verifikimet dhe hetimet e nevojshme.

“Këshilli për Sport e njofton opinionin publik se çështjet në fjalë i ka trajtuar me urgjencë, dhe dyshimet për kurdisje të rezultatit në dy ndeshjet e sipërshënuara të futbollit janë adresuar menjëherë tek prokuroritë kompetente për verifikimet dhe hetimet e nevojshme.”,

Si rezultat i ndeshjeve të djeshme, Trepça ’89 ka rënë në Ligën e Parë, kurse Ferizaj do të luajë në barazh me Lirinë e Prizrenit.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA