4.5 C
Republic of Kosovo
Saturday, February 4, 2023

Këngëtarja e njohur shqiptare hoqi dorë nga muzika, për shkak të paragjykimeve

Elita Ziberi është duke e ndërtuar karrierën e saj nëpërmjet krijimit dhe interpretimit të këngëve në mënyrë shumë unike. Në vitin 2016, ajo ishte edhe pjesë e spektaklit për talentë “The Voice of Turkey”.

Për të folur për jetën e saj artistike, Ziberi ishte e ftuar të premten në emisionin “LIBERO”, dhe në mes tjerash, çuditi kur deklaroi se e ka ndërprerë muzikën për shkak të komenteve në rrjete sociale.

“…Edhe mua komentet më kanë dëshpëruar. E kam lënë muzikën 2 vjet, derisa e kam marrë veten nga komentet…”, tha ajo, derisa rrëfeu se njerëzit në Maqedoni ia kërkuan rikthimin, meqenëse e duan dhe e përkrahin.

Ndërkohë, ajo tregoi edhe për një rast që i kishte ndodhur pas një mbrëmje kur kishte performuar dhe që ishte e tronditur.

“…Nga fundi i mbrëmjes gjuajtën me pistoletë, por për fat të mirë askush nuk vdiq. Të gjithë përfunduam në spital – lajmet në media nuk janë ndalur. Kishte lajme që kam vdekur. Por, e gjetëm fajtorin, ishte një grua që e prishi natën. Kisha frikë, sepse nuk doja që dikush të përjetonte diçka vetëm pse ka ardhur të më dëgjojë mua…”, potencoi Ziberi.

Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Elita Ziberit, klikoni në linkun e mëposhtëm:

publikuar së fundi
LAJME TË TJERA