1.5 C
Republic of Kosovo
Saturday, February 4, 2023

“Humba besimin dhe gjithçka” – Shengyl Ismaili rrëfen periudhën pas divorcit – kjo ishte gjendja e saj psikike

Aktorja e mirënjohur Shengyl Ismaili, ka hapur sërish plagën që ia ka shkaktuar divorci. Jo vetëm kaq, ajo rikujtoi edhe momentet kur njerëzit me të cilët kishte shoqëri ia kthyen shpinën, vetëm për shkak se është ndarë nga bashkëshorti. 

Para disa vitesh, ajo tregoi se i ka dhënë fund martesës 18 vjeçare, dhe deklaroi se ajo periudhë ishte ndër më të vështirat në jetë. 

“…Më janë dashur dy vite që të ngrihem në këmbë dhe të vazhdoj tutje jetën sepse ishin përplasje shumë të rënda, thashetheme shumë të mëdhaja, mbështetje pak (përveç njerëzve të afërm). Ka pasë gishta të drejtuar nga unë, ka pasë fjalë dhe përveç gjendjes së rëndë që gjendja ime ndryshoi, duhej të merresha edhe me njerëz…”, potencoi Ismaili.

Madje, ajo tha se në një periudhë të caktuar i mbetej edhe dora në ajër, sepse njerëzit as nuk donin që t’i flisnin.

“…E kam pasur një periudhë që as nuk e dija se si do të jetë jeta ime, si do të dalë unë në rrugë, sepse jam fytyrë publike dhe thashethemet janë të dyfishta. Nuk e kam ditur se qysh do ta marr forcën që të vazhdoj tutje… Këta ma kanë bërë njerëzit dhe paragjykimet e tepërta. Unë nuk doja asgjë, thjesht doja të mos flisnin për mua. E humba shoqërinë, kishte raste kur unë ecsha në rrugë dhe e përshëndetsha dikënd që e kam njohur më herët dhe më mbetke dora në ajër…”, tha ajo.

Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Shengyl Ismailit, klikoni në linkun e mëposhtëm:

publikuar së fundi
LAJME TË TJERA