“Gazetarët janë heronj, folni me emera”, Ejupi shpreh shqetësim për sulmet ndaj gazetarëve

Drin Ejupi, anëtar i ri i PDK-së dhe kandidat për deputet, në emisionin CONTEXT në ATV, vlerësoi rolin e medias dhe gazetarëve në shoqëri, duke i quajtur ata heronj që kontribuojnë për një Kosovë më të mirë.

Ejupi tha se është e papranueshme të sulmohet media si tërësi, duke theksuar se gazetaria është një profesion që meriton respekt dhe kushte më të mira.

“Ndihem shumë i rënduar kur anatemohet media, anatemohen gazetarët, sulmohen edhe si tërësi kështu. Që ki problem me dikë, fol me emër,” tha Ejupi.

Ai shtoi se gazetaria ka pasur një rol të rëndësishëm në ndërtimin e Kosovës dhe se kritikat duhet të adresohen me emra konkretë dhe jo si përgjithësime.

Deklaratën e plotë të Drin Ejupit në emisionin CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA