17.5 C
Republic of Kosovo
Friday, March 31, 2023

FVK do të organizojë kampionatin Evropian U22 të meshkujve

Federata e Volejbollit të Kosovës së fundmi ka marrë lajmin e madh, pasi ka fituar të drejtën për organizimin e kualifikueseve të Kampionatit Evropian U22 në konkurrencën e meshkujve, e cila do të mbahet mes datave 21-23 korrik.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Valon Nikqi shprehet i gatshëm për organizimin që ia besoi CEV-i, edhe pse akoma nuk dihet se ku do të mbahet për shkak të mbingarkesave të sallave në Prishtinë.

“Tashmë është bërë rutinë nga federata e jonë. Është e sata herë që jemi organizatorë të ngjarjeve të grup moshave të ndryshme, kemi pasur edhe të seniorëve, kështu që po besoj se tashmë jemi partnerë të konfederatës Evropiane të Volejbollit dhe deri më tani, përgatitjet janë duke shkuar shumë mirë. Të them të drejtën kemi probleme me sigurimin e palestrave, shpesh herë për shkak se ka shumë aktivitete ndërkombëtare, Kështu që jemi duke bërë përpjekje që ta zhvendosim në një qytet që ta masovizojmë dhe ta rrisim edhe më shumë interesimin e njerëzve të atij qyteti për volejboll”, tha për ATV-në, sekretar i përgjithshëm i FVK, Valon Nikqi, transmeton atvlive.tv.

Kujtojmë që, Kosova do të marrë pjesë pikërisht në Grupin D, ku do të ketë punë të vështirë ndaj kundërshtarëve si Polonia, Izraeli dhe Hungaria. /atvlive.tv

publikuar së fundi
LAJME TË TJERA