Federatat rrezikojnë të mbesin pa buxhet

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar pjesën dërmuese të federatave se nuk do të mund të përfitojnë mbështetje financiare, as nga kategorizimi e as nga Ligji për Sponzorizim nëse nuk i harmonizojnë aktet e tyre normative me Ligjin për Sport.

Në e-mailin e dërguar nga MKRS tek federatat sportive, i siguruar nga KosovaPress, thuhet se vetëm gjashtë federata sportive (Federata e Basketbollit, e Hendbollit, e Karatesë, e Pingpongut, e Notit dhe e Triatlonit) e kanë plotësuar këtë obligim.

32 federatave të tjera iu është kërkuar nga kjo ministri që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për harmonizimin e dokumenteve përkatëse dhe përfundimin e këtij procesi brenda afateve të përcaktuara kohore.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA