17.5 C
Republic of Kosovo
Friday, March 31, 2023

” Është e vërtetë që vendin e nanës e të babës nuk e zë askush por ikja e motrës së madhe na ka mërzitë shumë “, këngëtarja e njohur flet për motrën e saj

E përlotur ajo tregoi se pas vdekjes së nënës dhe babait, goditje e madhe për të ishte edhe vdekja e shpejtë e motrës së saj.

Këngëtarja e mirënjohur Ganimete Jashanica e ftuar në emisionin “Studio A” në ATV, në një rrëfim personal për fëmijërinë, familjen, sfidat gjatë jetës së saj, nën emocione ajo tregoi se humbja e personave të saj më të dashur ishte një goditje e madhe për të.

E përlotur ajo tregoi se pas vdekjes së nënës dhe babait, goditje e madhe për të ishte edhe vdekja e shpejtë e motrës së saj.

” Nëna ime ka vdekur qe 15 vite dhe më është dukur sikur krejt bota është përmbysë, kur i pajsha njerëzit rrugëve duke qeshur, thosha qysh more po qeshin këta a unë e kam një dhimbje të madhe në shpirt. Pas 1 viti na vdiq baba, se kishim përshtypjen që aq shumë u mërzitëm për nanën sa që shumë shpejt e shpejt na vdiq baba edhe sikur u morëm vesh ne si familje që s’po u dashka me u mërzitë shumë për njerëzit e familjes, por me na mbytë më së shumti edhe mërzia ma e madhe ka qenë kur motra ime e madhe vdiq shumë shpejt pas tyre, ka qenë 62-vjeçare. Është e vërtetë që vendin e nanës e të babës nuk e zë askush por ikja e motrës së madhe na ka mërzitë shumë”, u shpreh ajo.

Për më shumë ndiqni video e mëposhtme:

publikuar së fundi
LAJME TË TJERA