15.5 C
Republic of Kosovo
Friday, March 31, 2023

Escobar: I përgëzoj palët për marrëveshjen, kjo i çon drejt integrimeve evropiane të dy vendet

Përfaqësuesi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, në një konferencë para gazetarëve në Ohër, për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve, tha se i përgëzon të dyja palët dhe se kjo marrëveshje i çon të dy vendet drejt integrimeve evropiane, transmeton atvlive.tv.

“Me ndihmën e miqve dhe aleatëve tanë, arritëm te kjo marrëveshje. Maqedonia e Veriut është partner i besueshëm me tentim për t’u anëtarësuar në BE. E dyta dua, dua ti përgëzoj palët për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes dy shteteve. Kjo marrëveshje çon drejt integrimeve evropiane për të dyja palët. E vlerësoj edhe punën e madhe të kolegëve tanë në Evropë”, tha Escobar. / atvlive.tv

publikuar së fundi
LAJME TË TJERA