4.5 C
Republic of Kosovo
Saturday, February 4, 2023

Emma Raducanu eliminohet nga Australian Open

Tenistja britaneze, Emma Raducanu është eliminuar nga Australian Open pasi që pësoi humbje radhazi në sete nga Coco Gauff në raundin e dytë në “Melbourne Park”.

Raducanu e humbi setin e parë me shifrat 6:3 pasi që dështoi të shfrytëzojë raste të shumta kundër tenistes amerikane, raporton KosovaPress.

Gauff vazhdoi paraqitjen e mirë edhe në setin e dytë, në të cilin triumfoi me shifrat 7:6 (7/4), duke bërë kështu që ta fitojë ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 2:0.

“I thashë vetes të qëndroja aty, po luaja tenis të shkëlqyeshëm në fund të ndeshjes”, tha Gauff.

“Të dyja ishim nervozë, kjo ishte një ndeshje e shumëpritur, por mendova se ishte mirë. Duhet të presësh të luash më së miri dhe shpreson që të mos jetë raundi i dytë. Përgëzime për Emën, ajo pati një javë të vështirë në Auckland javën e kaluar dhe është mirë për të që mund të luajë këtë lloj ndeshjeje”, tha më tej Gauff.

publikuar së fundi
LAJME TË TJERA