Katër zyrtarët e tjerë të lartë ekzekutivë në Cupertino nuk morën asnjë ulje në pagën ose stimujt e tyre.

Vlera e çmimit të kapitalit të Tim Cookut për vitin 2022 ishte 69,459 milionë euro (75 milionë dollarë), ndërsa këtë vit kalendarik, do të jetë 37,044 milionë euro (40 milionë dollarë).

Megjithatë, ai mund të fitojë akoma më shumë se shuma e parashikuar, në varësi të çmimit të aksioneve të Apple.

Ndryshe, theksojmë se ulja e pagës u sugjerua nga vetë Cook “duke u bazuar në reagimet e marra”.

Kompania pritet të prezantojë një pajisje me realitet të përzier që është përfolur për një kohë të gjatë, dhe makina Project Titan ende mbetet më shumë si “një dëshirë” se sa diçka tjetër.

Megjithatë, Cupertino nuk do të largojë asnjë punonjës për momentin, ndryshe nga konkurrentët e saj Meta, Twitter dhe Amazon, të cilët kanë njoftuar pushime masive nga puna. /Telegrafi