Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ndodhet në Bruksel për takime në kuadër të dialogut me Serbinë.
Ai është takuar me të dërguarin e Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen. Nesër pritet të takohet edhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq. Këto janë takimet e para në nivel të kryenegociatorëve që nga emërimi i Sorensenit në këtë post.
Ndërkohë, Bashkimi Evropain ka përsëritur se marrëveshja bazë në Bruksel dhe aneksi i Ohrit mbeten në fuqi dhe duhet të zbatohen nga të dyja palët.