15.4 C
Pristina
Friday

Sindromi i Havanës edhe në ambasadën amerikane në Kolumbi

Disa ditë para vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Kolumbi, zyrtarët amerikanë po hetojnë rastet e mundshme me sëmundjen Sindromi Havanës në këtë vend, raportojnë mediat amerikane.

Disa ditë para vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Kolumbi, zyrtarët amerikanë po hetojnë rastet e mundshme me sëmundjen Sindromi Havanës në këtë vend, raportojnë mediat amerikane.

Stafi i ambasadës amerikane në Bogota mund të jetë prekur nga sëmundja misterioze, e cila shkakton një tingull të fuqishëm në vesh, lodhje dhe marramendje.

Për herë të parë rastet e tilla janë raportuar në Kubë në vitin 2016, dhe që nga ajo kohë diplomatët amerikanë në të gjithë botën kanë raportuar për raste të sindromës.

Atëbotë, Shtetet e Bashkuara akuzuan Kubën, por Havana i mohoi fuqishëm akuzat dhe incidenti pati shkaktuar rritjen e tensioneve midis dy vendeve.

Origjina e sëmundjes është e panjohur, por ka spekulime se bëhet fjalë për një lloj arme.

Të martën, Wall Street Journal raportoi për disa email-a të dërguar nga ambasadori amerikan në Kolumbi, Philip Goldberg, në të cilat flitej për një numër “incidentesh të pashpjegueshme shëndetësore”.

Presidenti kolumbian, Ivan Duque i tha gazetës New York Times se vendi i tij po heton këto njoftime megjithëse theksoi se SHBA-ja po udhëheq hetimin.

Amerikanët të cilët janë goditur nga Sindromi Havanës kanë thënë se si ndër simptomat që u janë paraqitur është edhe ajo e të dëgjuarit të një tingulli të fuqishëm dhe dhimbshëm në veshët e tyre.

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img