17.1 C
Pristina
Wednesday

ShBA: Po kërkojmë zgjidhje për rezistencën e Turqisë ndaj Suedisë dhe Finlandës

ShBA mbështet anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s: Po kërkojmë zgjidhje për rezistencën e Turqisë ndaj Suedisë dhe Finlandës

ShBA mbështet anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s: Po kërkojmë zgjidhje për rezistencën e Turqisë ndaj Suedisë dhe Finlandës

Përfaqësuesja e Përhershme e Shteteve të Bashkuara në NATO, Julianne Smith, në një intervistë për Shërbimin për Ballkanin të Radios Evropa e Lirë, rikonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Kosovës në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s. Ajo, megjithatë, paralajmëroi se një vendim i mundshëm për këtë merret me konsensus, ku votojnë edhe ato vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ambasadorja Smith, po ashtu, konfirmoi se aleanca veri-atlantike është e shqetësuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, pas shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Smith konfirmoi se edhe situata në Bosnje dhe Hercegovinë do të diskutohet në samitin e ardhshëm të NATO-s, i cili do të mbahet mes 28 dhe 30 qershorit në Madrid.

Ajo theksoi se anëtarët e NATO-s janë në kontakt të vazhdueshëm me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut për të parandaluar ndikimin e mundshëm rus në këto vende.

Ambasadorja Smith ka folur veçanërisht për përpjekjet e Aleancës për të kapërcyer kundërshtimin e Turqisë ndaj anëtarësimit të mundshëm të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Dy vendet skandinave kanë nisur procesin e anëtarësimit në Aleancë, duke hequr dorë nga neutraliteti i tyre ushtarak prej dekadash, pasi Rusia pushtoi Ukrainën fqinje./REL/

REKLAMËspot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img