15.2 C
Pristina
Tuesday

Moti i keq shkakton kaos në veri të Italisë

Stuhitë shkatërruan shtëpi, rrëzuan pemë dhe shkaktuan rrëshqitje dheu në pjesë të Italisë Veriore.

Stuhitë shkatërruan shtëpi, rrëzuan pemë dhe shkaktuan rrëshqitje dheu në pjesë të Italisë Veriore.

Në Bergamo, në verilindje të Milanos, 16 të rinj u shpëtuan pasi u bllokuan mes një stuhie breshëri të papritur dhe mjegullës së dendur.

Në provincën e Pordenones, në verilindje të Friuli-Venecia Xhulias, zjarrfikësit raportuan se ishin të zënë me pastrimin e rrugëve dhe duke kryer riparime të improvizuara në çatitë e dëmtuara nga stuhitë, raporton atsh.

Rrëshqitjet e dheut bllokuan rrugët dhe një tunel në Livinjo, në Sondrio, pranë kufirit me Zvicrën.

Stuhitë dëmtuan gjithashtu vreshtat dhe lajthitë në zonën e Piemontes.

Meteorologët lëshuan gjithashtu një paralajmërim për stuhi në Toskanë, ku trafiku ajror u ndal përkohësisht, pas një zjarri që shpërtheu në një komunitet pranë aeroportit të Firences.

Ndërkohë, në Dolomite, autoritetet kanë paralajmëruar për rreziqe të reja në Marmolata, ku 11 persona humbën jetën si pasojë e shkrirjes së një akullnaje më 3 korrik.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA
spot_img