26.7 C
Pristina
Saturday

Mjekë nga SHBA-të dhe Italia po trajtojnë fëmijët me probleme të lindura të zemrës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se mjekë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Italia po trajtojnë fëmijë në Kosovë që kanë probleme të lindura të zemrës.

SHSKUK në një njoftim bën të ditur se deri tash janë realizuar 9 operacione në zemër të hapur dhe 15 intervenime kardiologjike, gjersa, sipas planifikimit, sot do të kryhen edhe dy operime kardiokirurgjike dhe 3 ndërhyrje kardiologjike.

“Nga sallat e Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive të Klinikës së Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekë nga SHBA-të dhe Italia, në kuadër të Organizatës Humanitare Gift of Life, të asistuar nga mjekë vendorë, po trajtojnë fëmijët me keqformime të lindura të zemrës.

Misioni i radhës i GOL në Kosovë po zhvillohet nga data 7 maj 2022 dhe deri tash janë realizuar 9 operacione në zemër të hapur dhe 15 intervenime kardiologjike, gjersa, sipas planifikimit, sot do të kryhen edhe dy operime kardiokirurgjike dhe 3 ndërhyrje kardiologjike, për t’u përmbyllur zyrtarisht më 14 maj 2022”, thuhet në njoftim.

REKLAMËspot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img