-7.4 C
Pristina
Tuesday

Lavrov kërkon që Perëndimi të përgjigjet shpejt për kërkesat e sigurisë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Moskës “i ka humbur durimi” me Perëndimin dhe se pret përgjigje të shkruar lidhur me kërkesat për garanci të sigurisë brenda një jave.

Këto deklarata vijnë pas bisedimeve që zyrtarët rusë zhvilluan me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara. Këto bisedime dështuan që të arrinin ndonjë përparim sa i përket grumbullimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën.

Perëndimi është i shqetësuar me grumbullimin e mijërave trupave ruse, pasi argumenton se Rusia mund të jetë duke e përgatitur një pushtim të mundshëm të Ukrainës.

Duke folur në konferencën e përvitshme me gazetarë lidhur me politikën e jashtme, Lavrov tha se Kremlini nuk mund të presë në pafundësi që Perëndimi t’iu përgjigjet kërkesave të Moskës.

Kërkesat ruse kanë të bëjnë me ndalimin e zgjerimit të NATO-s nga lindja dhe mosdërgimin e trupave në Ukrainë apo në shtetet e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik.

“Na ka humbur durimi”, tha Lavrov gjatë konferencës për media.

“Perëndimi po nxitet nga arroganca dhe ka përkeqësuar tensionet duke shkelur obligimet e tij”, shtoi ai.

Lavrov tha se Rusia dëshiron zgjidhjen e mosmarrëveshjeve sa i përket sigurisë në Evropë përmes respektit dhe balancimit të interesave. Moska, tha ai, ka një sërë opsionesh për t’iu përgjigjur Perëndimit nëse refuzon propozimet e sigurisë.

Komentet e Lavrovit erdhën një ditë pasi Shtëpia e Bardhë tha se kërcënimi për një pushtim të mundshëm të Ukrainës është i lartë.

“Kërcënimi nga një pushtim ushtarak është i lartë”, tha këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Uashingtoni dhe aleatët kanë kundërshtuar fuqishëm kërkesat e sigurisë së Moskës dhe e kanë paralajmëruar Rusinë për “pasoja të mëdha” nëse e sulmon Ukrainën./REL/

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img