15.2 C
Pristina
Tuesday

Ish-ambasadori O’Connell angazhohet në një detyrë të re në Britani

Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell është emëruar drejtor ndërkombëtar i Rregullatorit Financiar në Britani (FCA).

O’Connell ka përvojë të gjatë si në Ministrinë e Jashtme ashtu edhe në atë të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai iu bashkua Ministrisë së Brendshme në vitin 2020.Detyrat e tij në FCA do të përfshijnë ofrimin e ndihmës për të formësuar strategjinë ndërkombëtare të rregullatorit financiar, duke përfshirë çështjet që ndërlidhen me largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.

O’Connell, një mbështetës i madh i Kosovës, shërbeu si ambasador nga viti 2015 deri më 2019.Më parë, ai kishte shërbyer si shef i Misionit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë nga viti 2004 deri më 2008.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA
spot_img