9.4 C
Pristina
Sunday

Edhe gra në mesin e të rrahurve publikisht me kamxhik në Afganistan

Dymbëdhjetë njerëz, përfshirë këtu edhe tri gra, janë rrahur me kamxhik para mijëra njerëzve të pranishëm në një stadium futbolli në Afganistan.

Dymbëdhjetë njerëz, përfshirë këtu edhe tri gra, janë rrahur me kamxhik para mijëra njerëzve të pranishëm në një stadium futbolli në Afganistan.

Ata ishin shpallur fajtorë për kryerjen e “krimeve morale”, si tradhti bashkëshortore, plaçkitje dhe homoseksualitet, tha një zyrtar taliban për transmetuesin publik britanik, BBC.

Kjo besohet të jetë hera e dytë gjatë muajit nëntor që grupi islamik ka organizuar rrahje të tilla me kamxhik.

Veprimet e tilla mund të jenë një sinjal që po kthehen praktikat e ashpra e regjimit të mëparshëm taliban në vitet e 1990-ta.

Omar Mansoor Muhajid, një zëdhënës i talibanëve për rajonin Logar në lindje të Afganistanit, ku ndodhën rrahjet me kamxhik, tha se të tria gratë ishin liruar pas këtij ndëshkimi. Ndërsa, disa nga burrat e ndëshkuar më pas u burgosën, tha ai, por nuk tregoi se për sa prej tyre bëhet fjalë.

Këta burra dhe gra u ndëshkuan me nga 21 deri në 39 rrahje me kamxhik secili. Ndëshkimi maksimal i tillë mund të jetë me 39 goditje me kamxhik, tha një tjetër zyrtar taliban.

Javën e kaluar, 19 njerëz u ndëshkuan në mënyrë të ngjashme në rajonin Takhar në pjesën veriore të Afganistanit, thuhet në këto raporte.

Ndëshkimet në rajonin Logar vijnë një javë pasi lideri suprem i talibanëve, Hibatullah Akhundzaza, urdhëroi disa gjykatës t’i zbatonin dënimet për krime të caktuara në përputhje me leximin e rreptë që i bëhet ligjit të Sheriatit nga ky grup.

Ky interpretim i ligjit islamik përfshin ekzekutime publike, amputime publike dhe gurëzim – megjithëse dënimet përkatëse për llojet e ndryshme të krimeve nuk janë përcaktuar zyrtarisht nga talibanët.

Urdhri i liderit suprem është sinjali i fundit që talibanët po marrin një qëndrim më të ashpër ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut, me gjithë që premtuan se do të sundonin në mënyrë më të moderuar kur morën pushtetin vitin e kaluar.

Gjatë sundimit të tyre gjatë viteve 1996-2001, talibanët u kritikuan për dënimet në publik, duke përfshirë rrahjet dhe ekzekutimet në stadiumin kombëtar në Kabul.

Qeveria u zotua gjithashtu se nuk do ta përsëriste shtypjen brutale të grave, por që nga kthimi i këtij grupi në pushtet, liritë e grave janë kufizuar dukshëm dhe një numër grash janë rrahur për shkak se kanë kërkuar të drejtat e tyre.rel

spot_imgspot_img

LAJME TË TJERA

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA