17.1 C
Pristina
Wednesday

ECDC: Pandemia nuk ka mbaruar, s’është e sigurt që Omicron është varianti i fundit

“Pandemia nuk ka mbaruar. Covid-19 ka të ngjarë të qëndrojë me ne. Nuk është e sigurt që Omicron është varianti i fundit që shohim”. Kështu është shprehur Andrea Ammon, drejtorja e Qendrës Evropiane për Sëmundjet ECDC, në Rai Radio 1, në një kohë që shumë vende janë shprehur se pandemia është drejt fundit.

Sipas saj, ndryshimet e masave kufizuese të pandemisë do të varen nga secili vend, teksa këshillon mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura.

“Aktualisht shohim një ndryshim të madh midis situatave të vendeve në Evropë. Nëse doni të arrini një reduktim të infeksionit duhet t’i mbani në vende ku nuk ka distancë, pra brenda. Atëherë maska ​​për mendimin tim nuk është një masë mbrojtëse”.

Ammon shtoi më tej se virusi na ka befasuar këto 2 vite, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm.

“Kemi mësuar shumë, por nuk do të thosha se tashmë dimë gjithçka rreth këtij virusi. Shpesh na ka befasuar në këto 2 vite, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Duhet të rritet mbikëqyrja dhe të përmirësohet sekuenca, për të identifikuar variantet e virusit sa më shpejt të jetë e mundur”.

REKLAMËspot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img