4.8 C
Pristina
Friday

Doza përforcuese e Pfizer, 95.6% efektive kundër simptomave të COVID-19, nxjerr një pah një studim

Sipas Financial Times, studimi, i kryer mbi 10.000 njerëz mbi moshën 16 vjeç, tregon “një efikasitet relativ prej 95.6%” dhe një “profil të favorshëm sigurie”, sipas një deklarate.

Marrë nga:Financial Times

Një studim i kryer nga dy laboratorë zbuloi se një dozë përforcuese e vaksinës COVID-19 të Pfizer ishte 95.6% efektive kundër simptomave të sëmundjes.

Sipas Financial Times, studimi, i kryer mbi 10.000 njerëz mbi moshën 16 vjeç, tregon “një efikasitet relativ prej 95.6%” dhe një “profil të favorshëm sigurie”, sipas një deklarate.

Vaksina, e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech, u administrua si një dozë e tretë për njerëzit që kishin pasur më parë dy doza.

Sipas kompanive, doza përforcuese “rivendosi mbrojtjen e vaksinës kundër COVID-19 në nivelet e larta të arritura pas dozës së dytë, duke treguar një efikasitet relativ të vaksinës prej 95.6% në krahasim me ata që nuk morën një dozë përforcuese”.

Kështu, kompanitë thanë se planifikojnë t’i paraqesin informacionet FDA -së amerikane, Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) dhe agjencive të tjera.

“Këto rezultate demonstrojnë edhe një herë dobinë e dozave përforcuese në përpjekjet tona për të mbrojtur popullatën kundër kësaj sëmundjeje”, ka thënë Albert Bourla, shefi ekzekutiv i Pfizer, i cituar në deklaratë.

Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte rreth 53 vjet.

Ndryshe, disa vende tashmë kanë lejuar një dozë përforcuese për të rritur imunitetin tek njerëzit e vaksinuar, e cila duket të bjerë pas disa muajsh, sipas disa studimeve.

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img