Australi: Vdes një grua nga mpiksja e gjakut në tru, mjekët dyshojnë në vaksinën AstraZeneca

spot_img

Australia ka vazhduar të rekomandojë vaksinën AstraZeneca për personat në moshën 50 vjeç edhe pse një grua 52 vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të mpiksjes së gjakut për të cilën mjekët dyshojnë se shkaktar i saj ishte vaksina AstraZeneca.

Kjo është vdekja e dytë e konfirmuar në Australia, në muajin prill vdiq një grua 48 vjeçare nga po i njëjti problem, mpiksja e gjakut në tru.

Autoritetet australiane kanë bërë të ditur se vaksina e vetme e autorizuar për gratë shtatzëna është ajo e kompanisë Pfizer. Ky vendim vjen pasi u bën disa studime në 123 mijë gra të cilat ishin shtatzënë.

Në Australia janë raportuar 35 raste të mpiksjes së gjakut të cilat janë shkaktuar nga vaksina AstraZeneca. /ATV

DUHET TË LEXONI

spot_img