15.4 C
Pristina
Friday

Aukus, Franca tërheq ambasadorët nga Australia dhe SHBA-të

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme francize, në atë që u justifikua si një “vendim i jashtëzakonshëm” sipas asaj qё e quajti serioziteti i paktit.

Franca do të tërheqë ambasadorët e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australi, në shenjë proteste kundër marrëveshjes Aukus.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme francize, në atë që u justifikua si një “vendim i jashtëzakonshëm” sipas asaj qё e quajti serioziteti i paktit.

Si pjesë e marrëveshjes së njohur Aukus, Australia do tё pajiset me teknologji për të ndërtuar nëndetëse me energji bërthamore.

Ajo, u shpall të mërkurën, në një konferencë të përbashkët virtuale mes presidentit amerikan, Joe Biden, kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe atij Australian, Scott Morrison.

Kjo marrëveshje, prishi një tjetёr, e cila i sillte Francës miliarda dollarë nga Australianët.

Ministri i Jashtëm francez e kishte përshkruar më herët paktin si një “goditje pas shpinë”.

Britania e Madhe, Australia dhe SHBA-të, do të formësojnë një pakt special sigurie për të ndarë midis tyre teknologjinë e avancuar, si përpjekje për t’u mbrojtur dhe për të kundërshtuar Kinën në hegjemoninë që ajo po krijon globalisht.

Për të parën herë, australianët do të kenë mundësi të ndërtojnë nëndetëse të fuqizuara me energji bërthamore.

Nën siglën Aukus, tre vendet do të ndajnë mes njëra-tjetrës edhe teknologjinë mbi inteligjencën artificiale, teknologjinë kuantike dhe atë kundër “cyberterrorizmit”.

Fuqia e madhe që Kina po merr në rajonin e Indo-Paqësorit, i ka shqetësuar prej kohësh të treja vendet. Për këtë shkak, një marrëveshje e tillë u pa si e domosdoshme.

Australia ka rrokur edhe më shumë se dy vendet e tjera, pasi si vend me fuqi më të reduktuar ushtarake, përfton arsenal të rëndësishëm dhe mbi të gjitha informacion të rëndësishëm. në të, përfshihet edhe një pikë ku kontinent-shteti përfiton dizajnin e nëndetëseve franceze.

Rreth 31 miliardë dollarë, do të kushtojnë 12 nëndetëse të tilla. kjo përbën edhe kontratën më të gjerë ushtarake për australianët.

Shtyrje në kohë janë hasur vazhdimisht për këtë projekt gjithsesi. Nga Candberra zyrtare, ka pasur kërkesa të vazhdueshme që materialet të jenë lokale. Kjo, edhe një përpjekje për të reduktuar kostot për ta.

Ndërsa, presidentët e tre vendeve, e kanë quajtur Aukus si një mundësi për të promovuar stabilitetin në Indo-Paqësor.

Sjellja e Australisë në të njëjtin nivel me dy fuqitë e mëdha botërore, mund ta arrijë këtë gjë vërtetë.

Largohuni nga ky mentalitet i Luftës së Ftohtë dhe ideologjitë paragjykuese”.

Ka qenë ky mesazhi i Kinës për marrëveshjen e re mbi çështjet e sigurisë, ndërmjet SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Australisë, në përpjekje për të krijuar stabilitet në rajonin e Indo-Paqësorit.

Një zëdhënës shtypi i Ambasadës Kineze në Britani, deklaroi menjëherë pas paktit se “shtetet nuk duhet të ngrenë blloqe të tilla me nën shënjestër palë të treta”.

Ndërsa, nga mediat kineze, ende nuk ka pasqyrim të reagimeve të Pekinit zyrtar.

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img