15.5 C
Republic of Kosovo
Friday, March 31, 2023

Borell: Jam i lumtur dhe mund të konfirmoj se kemi marrëveshje

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, në një konferencë për media pas takimit trepalësh tha se është i lumtur që mund të shpallë se ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton atvlive.tv.

“Unë deklaroj se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për aneksin e zbatimit të marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre”, tha Borell.

Ai tha se se objektivi sot ka qenë që Kosova dhe Serbia të pajtohen se si të implementojnë marrëveshjen e pranuar në takimin e fundit të 27 shkurtit në Bruksel.

“Marrëveshja ishte arritur, por sot objektivi ishte të diskutohet si? Nënkupton hapa praktik se çfarë duhet të bëhet, kur duhet të bëhet nga kush dhe si? Dh ne kemi diskutuar për 12 orë këtë dhe më vjen mirë të ju them se ne kemi një marrëveshje se si ta bëjmë”, tha Borrell. /atvlive.tv

publikuar së fundi
LAJME TË TJERA