Përgatiti: Sara Mulliqi
Një ditë pas vdekjes së gruas që pësoi sulm në zemër e që dyshohet se erdhi si pasojë e frikës nga qentë që po e ndiqnin, situata me qentë endacakë vazhdon të jetë e njëjtë, në fshatin Obrancë të Podujevës.
Frika për sulme nga ta është shtuar edhe më shumë pas këtij rasti.
Banorët kërkojnë reagim urgjent nga komuna në lidhje me këtë çështje.
“Jemi të rrezikuar me vite, kemi shumë qenë endacakë. Çdo ditë duhet ti sjellim nxënësit prej shtëpisë në shkollë. (00:28)Është rasti i djeshëm që ka ndodhur, deri në qytet atje kemi problem. (00:40) Nuk është ndërmarrë asgjë prej Komunës, nuk e di përse, ne kemi bërë disa ankesa. (00:56) Duhet të bëhet një zgjedhje, sepse nëse vazhdon kështu nuk mundemi të qëndrojmë këtu”, tha Nexhip Zhegrova, banor i Obrançës.
“Prej qenëve endacakë kohëve të fundit jemi shumë të rrezikuar, sidomos fëmijët janë duke shkuar me ankth në shkollë, por edhe ne të mëdhenjtë pleqërit. (00:55) Asgjë nuk është ndërmarrë ende”, tha Arif Arifi, banor i Podujevës.
Por nga komuna vlerësojnë se në këtë drejtim po punojnë intensivisht.
“Ne si komunë çdo vit marrim masa dhe lidhim kontrata me operatorë ekonomikë privat, ku e bëjmë trajtimin e qenve endacakë. (01:45) E mira e krejt kësaj është sepse ata qenë nuk janë më helmues dhe janë qenë të trajtuar tashmë me trajtim mjekësor, si dhe si qenë të trajnuar dhe të shënuar me shenja indentifikuese e mjekimit apo trajtimit mjekësor”, tha Bahri Selimi, drejtori i Shërbimeve Publike në Podujevë.
Përveç Podujevës, me qentë endacakë përballen edhe komunat e tjera të cilat po ashtu regjistrojnë raste të sulmeve nga ta.