14.3 C
Pristina
Monday

Tubimet partiake në kohë pandemie, gjobitet njëra nga partitë

Përkundër kërkesës për shkurtim të fushatës për shkak të pandemisë, partitë politike tashmë po mbajnë tubime elektorale. Në shumicën e këtyre tubimeve nuk respektohet numri i pjesëmarrësve të caktuar, distanca dhe mbajtja e maskave.

Për një tubim elektoral të tillë një subjekt politik u dënua me 2000 euro gjobë.

Policia ka shqiptuar gjobë ndaj PDK-së në Skenderaj, pasi të dielën kjo parti kishte  mbajtur një tubim elektoral këtu ne fshatin Rezallë, tubim në të cilin, sipas policisë,  nuk janë respektuar masat anti-COVID-19 të vendosura nga qeveria.

 Dega e PDK-së në Skenderaj, nuk u pajtua me gjobën. Alban Berisha, zëdhënës i degës së PDK-së në Skenderaj, shtoi se policia veproi në mënyrë selektive.

 Tendenca e Policisë, siç e quan Berisha, ka lidhje me shkarkimin e ish-komandantit të Policisë Basri Durmishi, tha ai.

 Policia pa dhënë detaje lidhur me subjektet politike qe janë dënuar për mosrespektim të masave, njoftoi se nga data 30 gusht e deri më 13 shtator janë shqiptuar rreth 41 mijë fletëparaqitje për kundërvajtje​, si dhe janë dhënë rreth 15 mijë vërejtje.

Pavarësisht fotografive ku shihen tubime të partive politike, zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës thonë se nuk kanë hasur në organizime të tilla.

 Nga infektologë dhe ekspertë të sigurisë në Kosovë, vazhdimisht është potencuar fakti se tubimet e subjekteve politike para dhe gjatë fushatës zgjedhore, paraqesin rrezik potencial që të ndikohet në përhapjen e virusit./ATVLIVE

Për më shumë ndiqeni vidon më poshtë:

 

 

 

 

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img