15.2 C
Pristina
Tuesday

Punimet për parkingun nëntokësor në fazën finale

Derisa punimet po vazhdojnë, kompania “Parking Center“ e kontraktuar nga Komuna, nuk ka treguar nëse do të arrijë t’i finalizojë punimet në afatin e paraparë.

PËRGATITI: VENERA BALAJ   KAMERA: MERITON DAJAKAJ   MONTAZHI: 

Edhe pse parkingu nëntokësor përballë Fakultetit Filologjik është paraparë të përfundojë në gusht, Komunës së Prishtinës i është dashur t’i japë afat shtesë kompanisë edhe për tre muaj.

Derisa punimet po vazhdojnë, kompania “Parking Center“ e kontraktuar nga Komuna, nuk ka treguar nëse do të arrijë t’i finalizojë punimet në afatin e paraparë.

Florian Dushi, drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, megjithatë, thotë se janë në fazën finale të punimeve.

“Si kompani nuk mund të themi një datë të saktë por me gjithë atë nga pjesa qe ne kemi pa mund të themi që janë në fazën finale të zhvillimit të punimeve.”

Mungesa e parkingjeve është problem i vazhdueshëm në Prishtinë dhe shpesh veturat parkohen në trotuare. Në anën tjetër, kjo situatë po paraqet rrezik për këmbësorët.

“Ka parku I kanë rregullu kombsorinë me ec , aty ski shancë me dal prej makinave full full makina.

“Ski shancë me kalu kërka prej makinave shumë rrezik a”

“Këte problem e kam paraqitur edhe në komunë në mbledhje qe e kemi pas, kto raste janë të rrezikshme që knej ka kalojnë nxenësit.”

Për këto raste, policia e trafikut vazhdimisht kryen kontrolle dhe po shpërndan gjoba.

“Policia e trafikut qytetit gjatë punës së përditshme, angazhimeve ditore qe I ka prej korrikut deri me sot ka shqiptuar 3673 gjoba vetëm për parking të parregullt.”

Ndryshe, punimet për ndërtimin e Parkingut Nëntokësor kanë filluar në vjeshtën e vitit 2020. Kjo hapësirë pritet të ketë kapacitet për 700 vetura të parkuara.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA
spot_img