Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka dekretuar ish-ambasadorin Gjergj Dedaj me titullin “Kalorësi i Urdhërit të Skënderbeut”.
Meta këtë çmim e ka ndarë për z. Dedaj për shkak të kontributit të tij të dhënë për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe për punën për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan.
“Sh.T.Ilir Meta,President i Republikes se Shqioerise i ndau titullin: KALORESI I URDHRIT TE SKENDERBEUT” ish Ambasadorit Gjergj Dedaj, ne vleresim te kontributit te dhene per nderkombetarizimin e ceshtjes se Kosoves, si dhe per punen e palodhur per mbrojtjen dhe realizimin e te drejtave te shqiptareve ne rajon!“, ka shkruar Dedaj. /ATV LIVE/